Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani merr mbështetje nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, për realizimin e procesit të vetingut

Tet 21, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim drejtorin në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec.

Në takim me Makovec, presidentja Osmani ka theksuar se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Kosovës.

Sundimi i ligjit, sipas presidentes mbetet parakusht kryesor për suksesin e Republikës së Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE.

Në këtë kontekst presidentja Osmani ka marrë mbështetjen nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec për realizimin e procesit të vetingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.

Në takim me zyrtarin e BE-së, presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë kriteret dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave.

Më tej, presidentja Osmani është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit strategjik me BE-në në çështje politike, diplomatike dhe të sigurisë, por edhe me shtetet veç e veç, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM