Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.
Policia apelon qytetarët se mos të harrojnë se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme, duhet të mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve, duhet të përdoren dritat e mjegullës.
Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë.
Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë.
Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.
Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!
Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin.
Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!
Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!
Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes, thuhet në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.






