Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani në kampin e refugjatëve afganë: Kosova do të jetë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë

Tet 22, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA-ve, Nicholas Giacobbe ka vizituar Kampin Liya ku po qēndrojnë qytetarët afganë.

Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë, ndihemi të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë.

 

Sot bashkë me Prindonin, si dhe me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, z. Nicholas Giacobbe ishim në vizitë në Kampin Liya ku po qēndrojnë qytetarët afganë që i mirëpritëm në vendin tonë.

 

E rrethuar nga fëmijët afganë që vazhdonin lojën e harenë, edhe pse në tokë të huaj, sot kuptuam edhe njëherë rëndësinë e ngrohtësisë e nivelit të dashamirësisë që duhet ta karakterizojnë një vend që i hap dyert për ata që janë në nevojë.

 

Dikur ishin vendet e tjera për ne, e sot jemi ne në gjendje të bëhemi shtëpi e përkohshme e atyre që u detyruan të lënë pas shtëpitë e tyre.

 

Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë. Ndihemi të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM