Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shënohet Java Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë

Tet 22, 2021

Në shënim të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë,  Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilia Redžepi, mori pjesë në diskutimin “Fuqizimi i grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara për të forcuar vendimmarrjen e tyre“.

„Personat e verbër dhe me shikim të dobësuar, veçanërisht gratë dhe vajzat, përballen me shumë vështirësi dhe shpesh jetojnë të izoluara dhe të përjashtuara nga familja dhe shoqëria“, tha zëvendëskryeministrja Redžepi.

Ajo theksoi përkushtimin e qeverisë për shoqëri gjithëpërfshirëse, ku të gjithë qytetarët, burra dhe gra, djem dhe vajza, përfitojnë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë nga politikat dhe programet e qeverisë.

Ngjarja e sotme e organizuar nga Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës, mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe nga UN Women në Kosovë, mundësoi diskutim dhe shkëmbim të përvojave dhe zgjidhjeve për integrimin e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në Kosovë, përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në arsim, tregun e punës dhe vendimmarrje, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM