Build Skills with our trainings

Sign up now!

BSPK fton Qeverinë të iniciohet rritja e pagës minimale në vend, shkak rritja e çmimeve

Tet 26, 2021

Bashkimi I Sindikatave të Pavarura të Kosovës, po ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencial në Kosovë. Kjo e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend. Fatkeqësisht edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencial siç janë mielli, vaji sheqeri, etj., nuk ka rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë.

Kryetari I BSPK-së, Atdhe Hykolli dhe njëkohësisht kryesues i Këshillit ekonomik-social ka ftuar publikisht Qeverinë e Kosovës që t’i bashkohet Këshillit ekonomik-social dhe të iniciohet rritja e pagës minimale në vend.
Është e rëndësishme të iniciohet rritja e pagës minimale në vend, kjo të bëhet sa më parë në mënyrë që të përfshihet në Buxhetin e vitit të ardhshëm.
Njëkohësisht ftoj deputetët e Parlamentit të Kosovës, pa dallim që të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend.

BSPK mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me Qeverinë dhe secilin institucion që mbështetë kauzën e drejtë sociale për rritjen e pagës minimale në vend, thuhet në postimin në Facebook të BSPK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM