Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK: Ngritja e çmimeve po shton pakënaqësitë, Qeveria të veprojë 

Tet 26, 2021

Anëtarësia e SBASHK-ut kujton Qeverinë se ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018, ndërsa çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, për t’ia tepruar kohëve të fundit

Agjencia e Statistikave e ka zyrtarizuar faktin se janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore  dhe gjërave tjera  elementare. Këtë të vërtetë e kanë ditur dhe e kanë përjetuar në buxhetin e tyre familjar punëtorët e arsimit dhe të punësuarit tjerë, por me keq se këta këtë të vërtetë e kanë përjetuar ata me ndihmë sociale apo edhe të papunët, që në Kosovë nuk janë të pakët. 

Duke parë se trendi i ngritjes së çmimeve ka gjasat të vazhdojë dhe do të nxis ngritjen e çmimeve edhe të produkteve tjera dhe të shërbimeve, sa vijnë  e shtohen edhe  pakënaqësitë e anëtarësisë së SBASHK-ut, të cilët u kanë dhënë forcë kërkesave që të shtohen angazhimet dhe nga Qeveria të kërkohet që t’u dal përballë këtyre shqetësimeve duke  marrë veprime konkrete.

Anëtarësia e SBASHK-ut kujton  Qeverinë se ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018, ndërsa  çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, për t’ia tepruar kohëve të fundit. 

Në kohën kur ngritja e çmimeve  të artikujve elementarë ka ndodhur dhe  pritet që kjo të nxis edhe ngritje të çmimeve të produkteve  tjera, Qeveria, pasi nuk mundet me akte ligjore të ndërpres këtë trend,  ose duhet të bëj ngritje pagash për ta ruajtur mundësinë aktuale blerëse e për të mos e cenuar dukshëm  shportën  familjare të artikujve elementarë, ose të bëj angazhime konkrete në bashkëbisedë me sindikatat për të hequr gabimet e thëna nga Kushtetuesja për  Ligjin e pagave dhe të  nis  implementimi  i tij. Nëse nuk ndodh as njëra nga këto, atëherë pakënaqësitë do të shtohen dhe mund të ketë edhe kërkesa për veprime konkrete sindikale, kërkesa këto që udhëheqësit dhe organet e  SBASHK do t’i respektojnë, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM