Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria prezanton mbështetjen për prodhuesit vendor

Tet 28, 2021

Daljen nga pandemia Qeveria e sheh si një mundësi të re për të ri-orientuar ekonominë drejt prodhimit e eksportit, drejt rritjes së punësimit të dinjitetshëm, si dhe drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike. Andaj me qëllim të forcimit të pozitës se prodhuesit vendor në treg, në linjë me programin Qeverisës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati prezantuan sot operacionalizimin e masës 2.1 – Mbështetja për kredi investive dhe masës 2.4 – Rritja e eksportit.

Operaionalizimi e zbatimi i këtyre dy masave synon që ekonomia vendore të fokusohet në prodhim e eksport, ashtu që të kemi rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila ju bën ballë lëkundjeve të tregut të jashtëm.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, kryeministri Kurti u shpreh se periudha pandemike përveç vështirësive që ka sjellë, gjithashtu ka qenë një kohë reflektimi e mësimi, që na ka bërë që edhe më shumë të kuptojmë potencialin e rëndësinë e prodhuesit vendor.

Në anën tjetër, ministri Murati shpalosi detajet lidhur me kushtet dhe kriteret për përfitim nga masat 2.1 dhe 2.4, të cilat synojnë nxitjen e investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese, rritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë së prodhimit vendor, ngritjen dhe standardizimin e cilësisë, si dhe aftësimin e punëtorëve dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

Së fundi, përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës demostruan procesin e aplikimit për masën 2.1, e cila do të bëhet përmes platformës EDI të ATK-së.

Sipas masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive parashihet subvencionimi i kredive investive për bizneset prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 20 % të kredisë; subvencionimi i kredive investive për bizneset në pronësi të grave në vlerë prej 20 % të kredisë, si dhe subvencionimi i kredive për bizneset që kanë nevojë për likuiditet në vlerë prej 10 % të kredisë.

Në anën tjetër, masa 2.4 – Mbështetja e eksportit parasheh mbështetjen financiare për bizneset prodhuese dhe përpunuese në subvencionimin deri në 10,000 euro për ngritjen e kapaciteteve të stafit menaxherial për certifikim profesional; subvencionimin deri në 20,000 euro për ngritjen e kapaciteteve të stafit të angazhuar në prodhim; subvencionimin deri në 50,000 euro për aktivitet lidhur me brendimin dhe marketingun e produkteve; si dhe subvencionim deri në 50,000 euro për pjesëmarrjen në panaire jashtë vendit, si mundësi e gjetjes së tregjeve të reja.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prodhuesve vendor. Andaj, masat 2.1 dhe 2.4 shënojnë vetëm fillimin e operacionalizimit të plotë të masës 2 – Ringjallja e Ekonomisë dhe Prodhimit, duke dëshmuar edhe njëherë se Qeveria është partner i prodhuesve vendor, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM