Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Rruga më e sigurt për t’i dhënë shancë jetës mbetet përkushtimi i vazhdueshëm

Tet 29, 2021

Në përmbyllje të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim avokueset e veprimtarisë së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta-Vita”.

Në takimin e përbashkët me themeluesen e Qendrës “Jeta Vita”, Nafije Latifi, ushtruesen e detyrës të Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, kryetaren e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, kryetaren e Grupit të Grave Deputete Tinka Kurti si dhe dekanen e Fakultetit të Filologjisë- avokuese për këtë kauzë, Lindita Rugova, u bisedua për rëndësinë e avokimit dhe bashkëpunimit për këtë kauzë të përbashkët.

U theksua rëndësia që nismat për vetëdijiësim të përgjithshëm për kujdes dhe kontrolla të rregullta që mundësojnë diagnostifikim të hershëm të kancerit të gjirit, të jenë në fokus edhe përtej muajit tetor.

Duke falënderuar pjesëmarrëset për punën e çmuar dhe kontributin e dhënë ndër vite në këtë drejtim, kryeministri Kurti tha se rruga më e sigurt për t’i dhënë shancë jetës mbetet përkushtimi i vazhdueshëm.

U bisedua për disa përmirësime të bëra sa i përket trajtimit dhe të drejtave të pacientëve, ndërsa u vlerësua se shumë punë mbetet për t’u bërë ende.

Janë rreth 400 të prekur të rinj çdo vit në Kosovë, ndërsa është e drejta e tyre që të trajtohen me dinjitet e seriozitet në spitalet publike në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM