Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Silva: Kosova përballet me izolim shkaku i mosliberalizimit të vizave, tashmë janë plotësuar të gjitha kriteret

Tet 29, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Portugali është takuar me ministrin e Jashtëm, Augusto Santos Silva.

Sipas presidentes Osmani, prania e Kosovës më ambasadë në këtë shtet është në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe kultivimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy popujve.

Në takim me ministrin Santos Silva, presidentja Osmani ka folur edhe për të arriturat e deritashme të Kosovës, duke potencuar synimin për forcimin e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, presidentja ka përmendur edhe reformat gjithëpërfshirëse në ekonomi. Ndërkaq sa i përket sfidave, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova përballet me izolim, shkaku i mosliberalizimit të vizave, duke potencuar faktin se tashmë janë plotësuar të gjitha kriteret.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se ai domosdoshmërisht duhet të finalizohet me marrëveshje për njohje reciproke.

Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Portugalisë në rrugën evropiane të Kosovës, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në bisedë me ministrin e Jashtëm portugez, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar ta finalizojë nënshkrimin e marrëveshjes së parë ekonomike bilaterale, e cila ka të bëjë me heqjen e taksimit të dyfishtë. Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se të dy shtetet mund të bashkëpunojnë në sferën e mbrojtjes, ekonomisë, arsimit, turizmit, kulturës, sportit apo të trajnimeve profesionale.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM