Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin de Sousa për mbështetjen dhënë Kosovës me dekada

Tet 29, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot është pritur në takim nga presidenti i Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë Kosovës me dekada, duke kërkuar mbështetje edhe në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithëpërfshirëse në ekonomi dhe sundim të ligjit, duke u dëshmuar kështu si partner kredibil, por edhe si një shtet që zhvillohet bazuar në vlerat e BE-së. Në këtë kontekst, ajo ka potencuar se Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO si synime parësore e strategjike, ndërkaq falënderoi Portugalinë që është zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për procesin e dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve konstruktive me fqinjët, duke potencuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

Presidentja Osmani në takim me homologun De Sousa ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Portugalinë jo vetëm në sferën e politikës e diplomacisë por edhe në  fushën e tregtisë, turizmit, mbrojtjes, arsimit, kulturës, si dhe të trajnimeve profesionale, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM