Build Skills with our trainings

Sign up now!

Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nën 2, 2021

Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e menaxhimit të informatave.

Kjo marrëveshje ka për qëllim dhënien në shfrytëzim të sistemit LIMS, pronë e AKF, për Institutin e  Mjekësisë Ligjore.

Sistemi i Menaxhimit  të Informatave në Laborator – është një sistem kompjuterik i cili e rregullon mënyrën e qasjes së personelit nëpër njësitet e caktuara në mënyrë elektronike, të cilit i bëhet e mundshme qasja në të gjitha format (formularët e rrjedhës së punës) në institucionin e tij për të raportuar apo vendosë ekspertizën, përfunduar mendimin e ekspertit, arkivuar raportin në mënyrë që ky raport të ruhet dhe të jetë i qasshëm në çdo kohë. 

Duke u nisur nga fakti se janë institucione të Administratës Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe ofrojnë shërbime Forenzike, përkatësisht shërbime mjekoligjore, pra kanë detyra dhe funksione të natyrave të ngjashme dhe punojnë në interes të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në vend dhe të vetëdijshëm për nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, përveç tjerash përmes kësaj marrëveshje janë kursyer afër 1 milion euro.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Dr. Blerim Olluri dhe  zv. drejtoresha e  përgjithshme e Institutit  të Mjekësisë ligjore, Flutra Goga-Bajrami me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, u zotuan se ky bashkëpunim do të rritet vazhdimisht duke lehtësuar procedurat e shkëmbimit të informacioneve dhe duke përkrahur njëra tjetrën në çdo aspekt me të vetmin qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shkencore të dy institucioneve, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM