Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Nën 2, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Varrezat e Heronjve në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Në 32-vjetorin e rënies së tyre, kryeministri Kurti kujtoi vjeshtën e vitit 1989, kur Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu si veprimtarë ilegalë organizonin dhe merrnin pjesë në demonstratat e asaj kohe, që ishin edhe të fuqishme edhe të shpeshta.

“Historia jonë përbëhet prej dëshmorëve, ndërkaq ardhmëria jonë varet prej besnikërisë ndaj dëshmorëve”, tha Kurti.

Më datën 1 nëntor, një ditë para se të vriteshin, Afrim Zhitia mbajti fjalim në demonstratë, ndërkaq më 2 nëntor, në lagjen “Bregu i Diellit”, në ballafaqim me forcat e Serbisë ranë heronj Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Ai veçoi vitet e ’80-ta, kur pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, Lëvizja e përjeton një hov të madh me organizimin brenda Kosovës, në radhë të parë duke iu falënderuar Afrimit dhe Fahriut, me ç’rast Afrimi ishte sekretar organizativ i Lëvizjes.

Kryeministri Kurti me tej theksoi aksionet e shumta në atë kohë, kur vepronte edhe çeta e Llapit me luftëtarët kryesorë, sot heronj, Ali Ajeti e Hasan Ramadani, të cilët i kishin armët që ua kishte dhënë Afrim Zhitia.

“Tash, kur vjen puna te përfaqësuesit e popullit janë dy lloj përfaqësuesish të popullit: përfaqësuesit demokratikë dhe përfaqësuesit historikë. Këto dy lloje nuk janë plotësisht të ndara, as të pavarura, por megjithatë janë dy lloje”, tha ndër të tjera kryeministri.

Ndër përfaqësuesit më emblematikë të popullit në kuptimin historik të fjalës, ai veçoi edhe dy heronj të cilët sipas kryeministrit Kurti, janë të ngjashëm me dy heronjtë e përkujtuar sot. Rexhep Mala e Nuhi Berisha, që janë shprehje e popullit tonë si rezistencë e popullit tonë, si një popull që nuk e duron shtypjen edhe padrejtësinë, që nuk e duron shfrytëzimin e pabarazinë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Në vjeshtën e vitit 1989, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë qenë veprimtarë ilegalë të cilët i organizonin dhe merrnin pjesë në demonstratat e asaj kohe që ishin edhe të fuqishme edhe të shpeshta.

Më datën 1 nëntor, një ditë para se të vriteshin, Afrim Zhitia mban fjalim në demonstratë, ndërkaq  më 2 nëntor, në lagjen ” Bregu i Diellit”, në ballafaqim me forcat e Serbisë bien heronj Afim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Është tejet interesante për historinë tonë, se si në vitet e ’80-ta pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, Lëvizja e përjeton një hov të madh me organizimin brenda Kosovës, në radhë të parë duke iu falënderuar Afrimit dhe Fahriut, me ç’rast Afrimi ishte sekretar organizativ i Lëvizjes.

Ata kanë bërë shumë aksione në atë kohë dhe është koha kur edhe vepronte çeta e Llapit, me ç’rast luftëtarët kryesorë të asaj çete sot heronj, Ali Ajeti e Hasan Ramadani, i kishin armët që ua kishte dhënë Afrim Zhitia.

Tash, kur vjen puna te përfaqësuesit e popullit janë dy lloj përfaqësuesish të popullit: janë përfaqësuesit demokratikë dhe përfaqësuesit historikë. Këto dy lloje nuk janë plotësisht të ndara, as të pavarura, por megjithatë janë dy lloje.

E pa dyshim që ndër përfaqësuesit më emblematikë të popullit në kuptimin historik të fjalës, janë këta dy heronj të cilët janë të ngjashëm me dy heronj të tjerë pesë vite më herët në vitin 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha që janë shprehje e popullit tonë si rezistencë e popullit tonë, si një popull që nuk e duron shtypjen edhe padrejtësinë, që nuk e duron shfrytëzimin e pabarazinë.

Historia jonë përbëhet prej dëshmorëve, ndërkaq ardhmëria jonë varet prej besnikërisë ndaj dëshmorëve.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM