Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bordi i ZRrE aprovon të hyrat e lejuara maksimale për “Termokos” për sezonin e ngrohjes 2021/22

Nën 3, 2021

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sot ka mbajtur seancën e tij të VI-të me radhë për këtë vit.

Bordi në këtë seancë ka marrë vendim për të hyrat e lejuara maksimale për Ngrohtoren Qendrore (NQ) “Termokos”.

Pas përmbylljes së shqyrtimit publik, Bordi ka shqyrtuar edhe komentet e palëve në lidhje me Raportin konsultativ të publikuar dhe në seancën e sotme ka vendosur që të aprovoi të hyrat e lejuara maksimale për NQ “Termokos” për sezonin e ngrohjes 2021/22. Vlera e të hyrave të lejuara maksimale për këtë sezonë është vendosur të jetë 7,185,202 €.   

Bazuar në të hyrat e aprovuara Bordi ka vendosur edhe për përcaktimin e tarifave të NQ “Termokos” për këtë sezonë. Struktura e tarifave të energjisë termike përmban 2 lloje të tarifave: Tarifat për ‘konsumatorët me matje’ dhe tarifat për ‘konsumatorët pa matje’, varësisht nga Infrastruktura e matësve (njehsorëve) të energjisë termike.

Për konsumatorët me matje tarifa mujore për kapacitetin termik është 0.78 €/kW për muaj dhe për sasinë e furnizuar të energjisë termike 36.25 €/MWh. Për konsumatorët pa matje tarifat janë të bazuara në sipërfaqen e ngrohjes e cila do të kalkulohet për konsumatorët shtëpiak me 0.76 €/m2 për muaj dhe për konsumatorët komercial me 0.95 €/m2, thuhet në komunikatën për media e ZRrE-së.


Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM