Ekipi i Projektit “HOPE” i ka dorëzuar 6 Vein Viewers (pajisje për shikimin e venave) Klinikës së Neonatologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, donacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit.
Marrja e mostrave të gjakut është një ngjarje traumatike për shumicën e fëmijëve dhe ndonjëherë një procedurë sfiduese edhe për infermierët më të trajnuar.
Por, me pajisjen e Vein Viewers kjo procedurë kryhet më lehtë dhe më sigurt.
Projekti “HOPE” është një organizatë ndërkombëtare humanitare, misioni i së cilës është të mbështesë punonjësit e kujdesit shëndetësor në mbarë botën, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.






