Build Skills with our trainings

Sign up now!

De Rio i shprehu ministres Haxhiu vlerësimin e tij për reformën e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë

Nën 3, 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendësministrin Blerim Sallahu, kanë pritur në një takim njohës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Ministrja Haxhiu fillimisht e ka uruar ambasadorin De Riu për detyrën e re duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Ministria e Drejtësisë me Ambasadën e Italisë në Kosovë.

Në takim me ambasadorin De Riu, ministrja Haxhiu shkëmbeu informacion mbi ecurinë e reformës në drejtësi, përkatësisht mekanizimin e vetingut i cili, sipas saj, do ta kthej besimin me qytetarëve në sistemin  e drejtësisë.

Ministrja Haxhiu, po ashtu e ka informuar ambasadorin lidhur me aktivitetet tjera të cilat i bartë ministria e Drejtësisë duke potencuar faktin se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm në realizimin e këtyre aktiviteteve.

Gjithashtu në këtë takim u theksua qëllimi i përbashkët mbi forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të shtetit italian dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht në fushën e drejtësisë.

Ambasadori De Rio i shprehu ministres Haxhiu vlerësimin e tij për reformën e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë ndërsa theksoi se shteti italian do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës duke rikonfirmuar kështu bashkëpunimin e ngushtë  edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM