Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia Kufitare e Kosovës parandalon kontrabandimin e një sasie të barnave në Zhegër

Nën 3, 2021

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë identifikuar një automjet (kombi), si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti kombi i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe, pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.

Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:

Kamagra 19X50x7,

Daleron 25x8x500,

Kalcium 6x40x50+40x40x50,

Testosterone118x5x10,

Clenbutero l94x5x100,

Lunata 5x12x10,

Sintrom 1000 x20,

Lexilium 22x10x30,

Sulfaspalim 98×50,

Vitamin A+D3 120×50,

Cutirox 470×50,

Ketanol 200×10,

Salbutamol 198x10x60,

Volsulfleks 59×30+28×60,

Karopelidol 150×25,

Klindamicin 141×16,

Alvotadin 20 – Sirup,

Deprozel 40×20,

Stugeran 300×50,

Andol 49×20,

Oikomid 305×60,

Hepathrumbin –H 50×10 +50Mast,

Torecan 110×50,

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM