Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti priti në takim sopranon Inva Mula

Nën 4, 2021

Avancimi i profilit operistik në Kosovë dhe i institucionit të rëndësishëm e të sapothemeluar të Operës së Kosovës, ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me sopranon Inva Mula.

Kapacitetet e mëdha të skenës muzikore në Kosovë, me të gjithë profesionistët e profileve përkatëse muzikore dhe gjeneratat e reja plot talent e energji, u vlerësuan si bazë e fortë për zhvillimin e Operës së Kosovës.

Kryeministri Kurti e përsëriti zotimin e tij për të përkrahur artin dhe artistët, dhe për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme e cila është kërkuar me ngulm tash e sa vjet.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u bisedua edhe për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt të dielën në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë. Ky koncert ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM