Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova dhe shteti i Iowas shënojnë 10 vjetorin e programit të partneritetit ndërshtetëror

Nën 4, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar sot për në SHBA me qëllim të shënimit të 10 vjetorit të Programit të Partneritetit Ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Iowa-s.

Me këtë rast, ministri Mehaj do të zhvillojë takim me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa.

Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet.

Ministri Mehaj theksoi se partneriteti ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është historia dhe realiteti më i shkëlqyeshëm dhe kjo forcë është faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së.

“Partneriteti ynë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gradës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të jetë vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, me partneritet të përjetshëm”, tha ministri në prag të nisjes për në SHBA.

Ai ka shprehur falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM