Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Kirurgjinë Plastike ekipi i kirurgëve do të fillojnë operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit

Nën 4, 2021

Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një numër i madh i femrave kanë shprehur gatishmëri për t’iu nënshtruar intervenimeve kirurgjike rikonstruktive.

Ekipi i kirurgëve plastikë në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kontrolluar 55 gra të interesuara për rikonstruktimin e gjirit.

Nga dhjetori i këtij viti do të fillojnë operacionet e para. Është e paraparë të trajtohen 37 femra, ndërsa 18 të tjera do të presin për rikonstruktimin, derisa të kalojë periudha 2 vjeçare nga operimi për heqjen e kancerit të gjirit, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM