Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati- De Riu: Italia mbështet Qeverinë Kurti në arritjen e qëllimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Nën 5, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë Antonello De Riu, për të diskutuar rreth programit Qeverisës, Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe Projektligjit për Buxhetin e vitit 2022.

Ministri Murati e ka mikpritur ambasadorin De Riu dhe ka prezantuar punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve duke u fokusuar në masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, menaxhimin e mirëfilltë të financave publike dhe rritjen ekonomike që ka pasur vendi muajve të fundit.

Ambasadori De Riu ka theksuar se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në vend, e sidomos Projektligjin për Buxhetin 2022, i cili drejtpërdrejtë synon arritjen e objektivave të parapara në Programin Qeverisës 2021-2024.

Ministri Murati gjatë takimit e njoftoi ambasadorin De Riu për gjendjen me situatën pandemike, duke theksuar se Qeveria ka ndërmarrë një varg masash për kontrollin e pandemisë duke e bërë Kosovën vendin me popullsinë më të vaksinuar në regjion.

Ambasadori De Riu falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe theksoi se do ta mbështesin Qeverinë Kurti në arritjen e qëllimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, si dhe do të vazhdojnë me rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM