Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Sot thirrja për drejtësi për Astritin është thirrje që duhet t’i drejtohet Qeverisë Kurti

Nën 5, 2021

Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës sot aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion me rastin e 5 vjetorit të vdekjes së aktivistit të LVV-së Astrit Deharit.

Sot, thirrja për drejtësi për Astritin është thirrje që duhet t’i drejtohet qeverisë, Qeverisë Kurti.

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu duhet të mbajnë përgjegjësi për mos-veprim në vënien e drejtësisë në vend. Ose së paku duhet të pranojnë para qytetarëve të Kosovës që kanë mashtruar e keqpërdorur elektoralisht e politikisht, me vdekjen e shokut tonë, bashkaktivistit, Astrit Dehari, kanë thënë aktivistët e PSD-së.

Kurse aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se Astrit Dehari, emri të cilin Albin Kurti dhe Vetëvendosja nuk e hoqën nga goja për 4 vite resht, emri të cilin Albin Kurti e përmendi vetëm pasi vdiq, s’e zuri në gojë as atë dhe as rastin e padrejtë gjyqësor ndaj nesh, për dy muaj resht pas arrestimit tonë. Astrit Dehari. Emri të cilin Albin Kurti filloi ta përmendte vetëm pasi iu bë i përdorshëm politikisht dhe elektoralisht. Emri të cilin Albin Kurti nuk e përmendi më asnjëherë prej ditës kur e mori pushtetin me 51% të votave, thuhet në postimin në Facebook të PSD-së.

 

Ka dy vite që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë pushtet. Ka 8 muaj që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë shumë pushtet. Mbi 51% të pushtetit. Por s’ka asnjë veprim për ta vënë drejtësinë për Astritin në vend. Kur vdekja e tij ishte e përdorshme, 3 vite pa drejtësi u dukeshin tepër shumë, zotoheshin që drejtësinë për të do ta kishin prioritet qeverisës, ankoheshin që 5 vjetori nuk duhet të na gjejë me kërkesën për drejtësi, flisnin për të në çdo tubim elektoral.

 

Por ja ku jemi. Vetëvendosja duke bërë homazhe, nga pozita e një pushteti që nuk ka bërë asgjë për të sjellë drejtësinë për Astritin. Sepse për ta Astriti kishte një funksion elektoral. Ai funksion u krye. Prandaj tash duan ta mbajnë në nivel homazhi. Në nivel përkujtimi. Tash kur janë në pushtet, më nuk thërrasin për drejtësi. Thërrasin për përkujtim. Edhe atë vetëm një herë në vit. Në përvjetorin e vdekjes së tij.

 

Sepse sot, thirrja për drejtësi për Astritin është thirrje që duhet t’ia drejtojnë vetes. Duhet t’i drejtohet qeverisë. Qeverisë Kurti. Sot, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu duhet të mbajnë përgjegjësi për mos-veprim në vënien e drejtësisë në vend. Ose së paku duhet të pranojnë para qytetarëve të Kosovës që kanë mashtruar e keqpërdorur elektoralisht e politikisht, me vdekjen e shokut tonë, bashkaktivistit, Astrit Dehari, ka thënë aktivisti i PSD-së, Krasniqi.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM