Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka mbajtur mbledhjen e 270-të me radhë nën udhëheqjen e kryesuesit Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar tre pika të mbyllura të rendit të ditës.
Është mbajtur seanca dëgjimore dhe është caktuar seanca e radhës me datën 15.11.2021 për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/08/2021/GJA-AGJ.nr.625/2021.
Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/09/2021/GJTHPR-AD/GJTHPR/40/21.
Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares Florije Zatriqi e cila kishte dënuar me 8 muaj personin e akuzuar për dhunimin e një të miture. E akuzuara mbetet në suspendim deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të KGJK-së.




