Build Skills with our trainings

Sign up now!

Brikena Sopi, me dramën “Hekurudha” fiton çmimin “Katarina Josipi”

Nën 9, 2021

Sot në Ministrinë e Kulturës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.

Shkrimtarja dhe dramaturgia Brikena Sopi, me dramën “Hekurudha” ka marrë çmimin kryesor.

Juria vlerësuese e cila ka qenë në përbërje nga Doruntina Basha – dramaturge (Kryesuese), dhe anëtarëve: Florent Mehmeti – regjisor, Ilire Vinca – aktore, Shefqet Gjocaj- zv. drejtor Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Liri Cami – përfaqësuese e MKRS -së, unanimisht kanë vlerësuar të mos ndajnë çmimin e dytë dhe të tretë për shkak të prurjeve të pakta dhe mos përmbushjes së kritereve artistike të konkursit.

Kryesuesja e jurisë vlerësuese Doruntina Basha, në arsyetimin për dramën fituese tha se “Hekurudha” është një dramë psikologjike e cila me precizitet pothuajse matematikor, në një ambient minimalist dhe me një qasje moderne trajton fërkimet mes traditës, modernes, gjinisë, familjes e individit brenda një shoqërie të ngujuar mes të kaluarës dhe të ardhmes.

Brikena Sopi duke pranuar këtë çmim ndër të tjera tha që është e nderuar që po vlerësohet puna e saj dhe po promovohet drama shqipe.

Kurse ministri Çeku vlerësoi punën e jurisë ndërsa tha që çmime të tilla përveç që vlerësojnë artistët janë edhe instrument nxitës për krijimtari artistike, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM