Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Karta e Adriatikut-SHBA, adresa e radhës në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO

Nën 9, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të homologut të tij kroat, Mario Banozic, ka udhëtuar për në Split të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të mbrojtjes të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5), që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë.

Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se pjesëmarrja në këtë takim është mundësi e shkëlqyeshme për të prezantuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë.

“Kërkesa ime bazohet në faktin e natyrshëm duke pasur parasysh se siguria dhe mbrojtja në mjedisin aktual të sigurisë rajonale nuk mund të arrihet e fragmentarizuar, por me qasje proaktive të të gjitha vendeve mbi konceptin e përgjithshëm të bashkëpunimit të ngushtë rajonal”, theksoi ministri Mehaj.

Ai gjithashtu shtoi se tashmë është dëshmuar edhe konkretisht se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur për të dhënë kontributin efektiv në kuadër të kësaj organizate dhe bashkimit të afërm me partnerët tjerë në NATO, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM