Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Zëri i Amerikës”, zë i informacionit të lirë që promovoi ndryshimet e mëdha për shqiptarët e Kosovës

Nën 10, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin e Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj.

Kryeministri Kurti e vlerësoi “Zërin e Amerikës” si zë të informacionit të lirë që promovoi ndryshimet e mëdha për shqiptarët e Kosovës dhe jashtë saj. Në veçanti, ai e vlerësoi angazhimin e Biberaj si historian dhe gazetar me përvojë 40-vjeçare.

U theksua roli i “Zërit të Amerikës” për përhapjen e lirisë dhe demokracisë dhe për forcimin e miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën.

Në takim ishin të pranishëm edhe shefi i shërbimit në gjuhën shqipe të “Zërit të Amerikës”, Arben Xhixho dhe korrespodenti i “Zërit të Amerikës” në Kosovë, Leonat Shehu, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM