Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani vlerëson vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milionë eurove për Kosovën në kuadër të MCC-së

Nën 10, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah, ku u rikonfirmua partneriteti i fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe MCC-së.

Në takim me Bah, presidentja Osmani ka vlerësuar rolin dhe punën e MCC-së në Kosovë në promovimin e qeverisjes së mirë, sundimin e ligjit, si dhe avansimin e sektorit të energjisë, si parakushte për zhvillimin ekonomik në vend.

Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti ka vlerësuar gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milionë eurove për Kosovën në kuadër të MCC-së, duke theksuar se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në performancen ekonomike në vend.

Duke folur për nevojat e sektorit të energjisë, Osmani ka inkurajuar mbështetjen e investimeve në rritjen e efikasitetit të sistemit të shpërndarjes, kursimin e energjisë, por edhe aftësimin e fuqisë punëtore për nevojat e sektorit të energjisë në të ardhmen.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka vlerësuar lartë punën që po bëhet për fuqizimin e vajzave dhe grave në sektorin e energjisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM