Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kanë publikuar udhëzuesin për gazetarët se si të raportojnë për rastet e trafikimit me njerëz.
Në takimin e mbajtur sot në AGK, së bashku me zyrtarët e OSBE-së dhe PK-së, është biseduar për kampanjën vetëdijesuese të PK-së për sensibilizimin e opinionit dhe ngritjes së bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.
Udhëzuesit në zyrat e AGK-së i dorëzuan Nënkolonel Fehmi Xhata – drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Kapiten Riza Murati – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës, Edward Anderson – drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, OSBE Misioni në Kosovë dhe Shpresa Mulliqi – zyrtare për Ngritjen e Vetëdijes së Publikut, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.
Udhëzuesin mund ta lexoni në këtë vegëz : shorturl.at/fACIZ




