Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: Zgjedhjet Lokale janë për qytetarët, jo për politikanët

Nën 14, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza, ka votuar sot në ora 11:00 në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, nga ku i ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunave ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve që të dalin e të votojnë për udhëheqësit e komunave të tyre.

Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të dalin sa më masivisht për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

“Edhe sot në këtë raund të dytë të Zgjedhjeve Lokale bashkë me Melizën votuam në Prishtinë, në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, sepse besojmë që është obligim i të gjithëve. Pavarësisht se kush e ka vazhduar garën unë mendoj që qytetarët duhet të dalin në mënyrë sa më masive që të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë që t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme”, tha ai.

Lideri i PDK-së theksoi se Zgjedhjet Lokale janë për qytetarët jo për politikanët duke shpresuar se sot do të jetë një ditë e shkëlqyeshme për demokracinë.

“Me qenë se e kam thënë gjatë gjithë fushatës, besoj fuqishëm se Zgjedhjet Lokale para së gjithash janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanët, andaj është tepër e rëndësishme që të kemi pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, në mënyrë që edhe mandatet që do t’i fitojnë kryetarët e komunave të jenë mandate që i kanë në fokus kërkesat, nevojat e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Eshtë një ditë e bukur siç po shihet edhe pse jemi në vjeshtë dhe shpresoj që të jetë edhe një ditë e shkëlqyeshme për demokracinë në Kosovë. Ju uroj suksese të gjithëve dhe shpresojmë që prej këtu e tutje do të kemi vërtetë institucione lokale funksionale, të cilat do të bëjnë më të mirën për qytetarët tanë”, përfundoi Krasniqi, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM