Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Plenković: Mbështetje e palëkundur e Kroacisë në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës

Nën 15, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale, liberalizimin e vizave, integrimin evropian, shkëmbimet ekonomike, zhvillimet politike në rajon dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, i cili u karakterizua nga një frymë shumë miqësore dhe e pajtimit të plotë rreth interesave reciproke të bashkëpunimit, kryetari Glauk Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe falënderoi kryeministrin Plenković për përkrahjen që shteti kroat i ka dhënë ndër vite Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit. Kryetari Konjufca po ashtu i shprehu mirënjohje të veçantë kryeministrit kroat për kujdesin dhe ndihmën e ofruar me rastin e aksidentit tragjik të autobusit me bashkatdhetarët tanë në Slavonski Brod.

Duke e konsideruar Kroacinë si partner strategjik të vendit tonë, i pari i Kuvendit ritheksoi se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët dhe se të tilla duhet të jenë edhe qëllimet, prandaj shteti ynë është i përkushtuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kryetari Konjufca nënvizoi se orientim afatgjatë i Republikës së Kosovës mbetet perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në NATO e organizata tjera ndërkombëtare.

Kryeministri kroat, Andrej Plenković konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Kroacisë në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, si dhe përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare., thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM