Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK: Fondi i Grave të Kosovës mbështet tetë organizata me rreth 80,000€   

Nën 15, 2021

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpalli sot organizatat përfituese të rundit të 16 të granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK). Për herë të parë, tetë organizatave anëtare të RrGK-së të cilat janë të përkushtuara për avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë, do t’u ofrohet mbështetje organizative, nga Trusti Sigrid Rausing, në vlerë 79,740€.

Këto grante do të kontribuojnë drejtpërdrejt në zbatimin e Strategjisë aktuale të RrGK-së për vitet 2019-2022, hartuar nga anëtaret e RrGK-së, me qëllim të adresimit të përbashkët të pabarazive gjinore të cilat ato i kanë identifikuar në Kosovë.

Organizatat përfituese të rundit të 16 janë:

·       In Time                                            10,000.00€

·       Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës    10,000.00€

·       Moravski Biser                                    9,762.00€

·       OJQ “Drugëza”                                   9,993.00€

·       OJQ “Gruaja Hyjnore”                         9,998.00€

·       OJQ “Me dorë në zemër”                      9,999.00€

·       Shoqata e Juristëve Norma                    9,998.00€

·       Womens Alliance for Integration            9,990.00€

Fondi i Grave i RrGK-së ndan grante të vogla për organizata të grave të cilat nuk kanë qasje në burime tjera të financimit dhe të cilat punojnë për të drejtat e grave dhe barazi gjinore, duke pasë prioritet grupet në zonat rurale, dhe grupet e margjinalizuara. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 224 grante, dhe ka mbështetur 111 organizata me grante në vlerë prej 1,200,519€.  

Përveç Trustit Sigrid Rausing, në vitin 2021 FGK mbështetet gjithashtu edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Agjencia Austriake për Zhvillim, si dhe Fondi Popullor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM