Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, në ditën e tij të parë të punës sot ka pritur për vizitë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë takimit me ministri Latifi, e njoftoi kryeministri Kurti për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe atij kundër gripit sezonal, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të profesionistëve shëndetësor.
Kryeministri Kurti i uroi ministrit Latifi detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në angazhimin e forcimit të shërbimeve shëndetësore, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.