Build Skills with our trainings

Sign up now!

Varhelyi: BE do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e krimit

Nën 17, 2021

Gjatë qëndrimit në Bruksel, për raundin e dialogut Kosovë-Serbi, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u takua me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

U diskutua për projekte potenciale në kuadër të mekanizmit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit përmes ndihmës financiare dhe ekspertizës që Bashkimi Evropian mund të ofrojë për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Duke biseduar për reformat e nisura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Varhelyi, tha se do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e krimit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të shpejtë të Planit Ekonomik dhe Investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

U bisedua edhe për progresin që Kosova ka bërë në procesin e vaksinimit, ku tani qëndron më së miri ndër vendet e rajonit, ndërsa Komisioneri Varhelyi shprehu gatshmërinë e BE-së për të ndihmuar rreth certifikatës së vaksinimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM