Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Mbështetet me afro 10 mijë euro Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Adem Jashari”

Nën 18, 2021

Për edicionin 13-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit për Senior “Adem Jashari”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë sot shumën në vlerë prej 9 mijë e 950 euro.

Mbështetja për Federatën e Boksit vjen në bazë të përcaktimeve programore të MKRS-së për avancimin, zhvillimin dhe masivizimin e sportit, si një fushë e interesit të veçantë publik.

Organizimi i Turneut Ndërkombëtar të Boksit është një ngjarje tradicionale që promovon sportin dhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Aneks memorandumi i cili mundëson këtë përkrahje u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ndërsa në takim ishte e pranishme edhe zëvendës ministrja, Daulina Osmani, thuhet në komunikastën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM