Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS ndan mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në LOD Pekin 2022

Nën 18, 2021

Me qëllim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, Komiteti Olimpik i Kosovës, do të përkrahet edhe me një vlerë financiare prej 56 mijë e 815 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për këtë u nënshkrua sot aneks memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe KOK-ut.

Po ashtu, kjo marrëveshje do të shërbejë për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-24.

Mbështetje financiare për KOK-un është prej kategorisë së subvencioneve dhe vjen si përkrahje për organizimin dhe avancimin e sportit në Kosovë dhe pjesëmarrjen e përfaqësimin sa më të mirë të sportistëve tanë në garat ndërkombëtare.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi ndërsa në takim ishte e pranishme edhe zëvendës ministrja Daulina Osmani, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM