Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Përurohet laboratori i rinovuar në Institutin e Patologjisë

Nën 18, 2021

Përurohet laboratori i rinovuar në Institutin e Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, donacion i organizatës “Care for Kosovo Kids”, nga Holanda, donacion që kap vlerën 125 mijë euro.

E pranishme në ceremoninë e përurimit ishte edhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, e cila tregoi për investimin e bërë nga organizata nga Holanda dhe populli holandez, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka falënderuar donatorët për investimin në renovmin e laboratorit të Institutit të Patologjisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme për klinikat e QKUK.

“Prezenca jonë sot këtu, tregon për një bashkëpunim të suksesshëm që ShSKUK-ja ka arritur ta ndërtojë me donatorët dhe partnerët tanë. Poashtu është dëshmi që përkundër ballafaqimit me sukses të pandemisë, nuk janë lënë anash as shërbimet për pacientët jo-Covid. Rinovimi i hapësirave të kësaj klinike me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar, ne kemi arritur të krijojmë kushte më të mira dhe të përmirësomë sigurinë në punë për stafin tonë”, u shpreh ai.

Anke Gerrits, themelues e Care for Kosovo Kids, tregoi përpjekjet që ka bërë kjo organizatë për të siguruar mjet për rinovimin e këtij laboratori, i cili është shumë i rëndësishëm për pacientët kosovarë. Ajo u shpreh e lumtur që përpjekjet e vazhdueshme sollën rezultat dhe tashme kemi laboratorin e rinovuar.

Rina Limani, drejtoreshë e Institutit të Patologjisë, theksoi se Care for Kosova Kids, e ka mbështetur Kosovën që nga viti 2012 dhe doli në krah dhe mbështeti në aspektin e rinovimit, tha ajo.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, pohoi se Ministria e Shëndetësisë është e vendosur t’i largojë të gjitha barrierat që ekzistojnë në rastin e bashkëpunimeve nga donorët e ndryshëm, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM