Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani me delegacionin e Senatit amerikan: Kosova aleat i palëkundur i SHBA-ve

Nën 21, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ZvKm dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla si dhe ministri i Mbrojtjes,  Armend Mehaj, gjatë vizitës në Kanada, në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax ka takuar një delegacion të Senatit amerikan në përbërje të të cilit ishin senatorët Jeanne Shaheen, Joni Ernst, Chris Coons dhe James Risch.

Presidentja Osmani ka falënderuar senatorët amerikanë për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep ShBA-ja vendit tonë dhe ka potencuar se marrëdhëniet me këtë shtet mik janë ekzistenciale dhe strategjike. Ajo vlerësoi se Kosova është shembull i suksesshëm i mbështetjes amerikane.

Më tej, Osmani i ka njoftuar senatorët amerikanë në lidhje me përpjekjen e Kosovës për reforma gjithëpërfshirëse, të cilat synojnë posaçërisht forcimin e sundimit të rendit e ligjit si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja.

Në këtë takim, Presidentja ka potencuar se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon, njësoj sikurse edhe tendencat ruse për shtrirjen e ndikimit negativ në rajon. Ajo theksoi se ky ndikim synon zhbërjen e arritjeve të SHBA-ve, BE-se dhe NATO-s në rajon lidhur me paqen, stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Senatorët falenderuan Kosovën për pranimin e refugjatëve afganë dhe realizimin e misionit të parë paqësor jashtë vendit të ushtarëve të FSK-së përkrahë Ushtrisë Amerikane në Kuvajt, duke rikonfirmuar kështu partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Amerikës dhe kontributin për paqe e siguri në botë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM