Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti në vizitë dy ditore në Austri

Nën 22, 2021

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij diskutimi do të bëhet në kanalin zyrtar të Institutit “Karl Renner” në YouTube dhe në rrjetin social Facebook, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Informacionet e plota mbi këtë organizim mund t’i gjeni në vegëzën më poshtë:

https://www.renner-institut.at/eventdetails/artikel/albin-kurti-kosovo-a-ray-of-hope-for-democracy-in-south-eastern-europe/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM