Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryetari Konjufca ngushëllon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi

Nën 23, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një telegram kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Bullgari.

 

“I nderuar Kryetar z. Talat Xhaferi,

 

Në këto momente tejet të rënda për popullin e Maqedonisë Veriore dhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes në Bullgari, jemi pranë për të shprehur solidaritetin vëllazëror dhe për të ndarë dhimbjen me ju.

 

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e pasagjerëve që humbën jetën në këtë tragjedi tronditëse dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve.

 

Jemi pranë autoriteteve maqedonase, familjeve dhe popullit tuaj në këto çaste të rënda për të gjithë”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca. ​

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM