Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona, ka shprehur ngushëllime familjeve të vrarëve dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.
Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë dhe ka ftuar organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.
Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.
Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.
Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.