Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ambasada Gjermane: Ndryshim në procedurën e dhënies së termineve për viza pune

Nën 29, 2021

Ambasada Gjermane në Kosovë bën të ditur se për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve me qëllim të nisjes së punësimit sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe me qëllim të sigurimit të mundësive të barabarta gjatë aplikimit për një termin, duke filluar nga dhjetori 2021 këto termine do të jepen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.

Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e më shumë personave, thuhet në postimin në Facebook të Ambasadës Gjermane në Kosovë.

 

 

Ju lutemi regjistrohuni vetë dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakëta.

Informata të rëndësishme:

  • Regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura.
  • Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të shënuara gjatë regjistrimet nuk është i mundur.
  • Kalimi i terminit tek një person tjetër nuk është i lejueshëm.
  • Regjistrimi më herët nuk paraqet përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.
  • Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjencioneve), marrë parasysh procedurën e shortit është i pakuptimtë dhe nuk sjell asnjë përparësi.
  • Ambasada nuk jep termine të veçanëta, prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse.

Informata më të hollësishme gjeni në uebfaqen tonë https://pristina.diplo.de/…/viza-dhe-hyrja-/-/2496912

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM