Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës sot ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media.
Gjatë konferencës nga të pranishmit kryetari prof. Dr. Hysen Sogojeva, drejtori ekzekutiv Visar Demolli dhe drejtori i estradës Afrim Muciqi u tha se si përfaqësues të bizneseve dhe si biznese ndihen shumë të indinjuar, të përjashtuar dhe të anashkaluar nga e drejta për punë, në të njejtën kohë kur pothuajse biznese të veprimtarisë së njejtë po punojnë pa u ndalur.
Nga kryeministria, nga ministria e Shëndetësisë dhe institucione të tjera relevante kërkuan që sa më parë të reflektojnë dhe që sa më parë të shqyrtojnë këtë vendim i cili duhet të ndryshohet sepse është i pakuptimtë dhe jo i drejtë.
Ky reflektim dhe ky ndryshim nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës është kërkuar të ndodhë deri më datë 05.12.2021.
Si përfaqësues të një numri të madh të antarëve, të cilët janë shumë të frustruar nga këto vendime, dhe presioni nga ta është më i madh se asnjëherë më parë, edhe njëherë nga përfaqësuesit e OHTK-së u potencuan zotimet që do t’i kryejnë duke përcaktuar një person përgjegjës i cili do ta ketë për obligim që asnjë person pa certifikatë të vaksinimit apo pa dëshmi të testit PCR negativ, nuk do ta lejojë të futet në lokalet apo sallat e ahengjeve, dhe njëkohësisht kërkuan nga personat përgjegjës të Institucioneve që sa më parë të gjejnë kohë dhe të ulemi së bashku në mënyrë që të diskutojmë rreth një zgjidhjeje më lehtësuese dhe më pranuese edhe për bizneset.
U theksua disa herë se pakënaqësitë, kërkesat dhe shqetësimet e atyre që përfaqësojmë janë shtuar sidomos pas vendimit i cili është merr para disa orëve, dhe që shkaku i kësaj pakënaqësie nëse nuk marrim një përgjigjje sa më të shpejtë jemi të obliguar që pa dëshirën tonë të kalojmë në padëgjueshmëri të këtyre masave e ndoshta edhe në ndonjë alternativë tjetër të shprehjes së pakënaqësive, thuhet në postimin në Facebook të OHTK-së.