Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pret në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it

Dhj 2, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe këshilltarja ligjore, Tea Blakaj, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe, ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, zëvendësambasadorin e Francës në Kosovë, Francois Cypien, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm e Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend. kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët për punën dhe vendimet e Qeverisë në përmbushje të prioriteteve të programit qeverisës. Për masat e fundit kundër pandemisë COVID-19 që i përgjigjen situatës pandemike dhe monitorimin e vazhdueshëm që institucionet shëndetësore po i bëjnë variantit Omicron dhe për procesin e vaksinimit si mënyra më efikase për t’u mbrojtur nga virusi dhe variantet e tij.

Kryeministri po ashtu foli për përkushtimin e Qeverisë për reformat në vend dhe integrimin Evropian dhe euro-atlantik të vendit, dhe rëndësinë që bashkëpunimi me shtetet e QUINT-it ka në arritjen e këtyre synimeve. Ai falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme që si shtete partnere dhe mike i kanë ofruar shtetit dhe popullit të Kosovës.

Në fund të takimit u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për vazhdimin e shfrytëzimit të ndërtesës në të cilën janë të vendosura zyrat e Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM