Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, dr. Agreta Gecaj-Gashi, dhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr.Valbon Krasniqi, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uruan punë të mbarë dhe suksese, derisa i inkurajuan që dijen dhe përvojën e tyre ta shfrytëzojnë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë.
Infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së sipas nevojës dhe do të fillojnë punën nga dita e hënë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.