Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca ngushëllon familjen e heroit Hakif Zejnullahu

Dhj 6, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për vdekjen e babait të heroit Hakif Zejnullahu, Sabit Zejnullahu, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

 

“E nderuar familje Zejnullahu,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të shumë nderuarit bacës Sabit.

Baca Sabit na mësoi se si duhet ta duam Atdheun, duke edukuar heronj si Hakifi i cili bashkë me Zahir Pajazitin dhanë më të shtrenjtën e tyre për liri e pavarësi. Heroizmi dhe kujtimet e jetës së tyre nuk do të na lënë kurrë. 

 

Kontributin e bacës Sabit do ta kujtojmë me respekt dhe krenari.

Ngushëllimet më të sinqerta për ju, miqtë dhe të afërmit”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca. ​

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM