Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia kufitare parandalon një rast të tentativës për kontrabandë me mallra në kufi

Dhj 8, 2021

Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (SH.M.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 në fshatin Komogllavë – komuna e Ferizajt.

Gjatë kontrollit janë gjetur 2040.00 kg. mjaltë (sipas vlerës së tregut mbi 20000 Euro), dy (2) aparate të kafes sipas faturës përcjellëse (271 Euro) dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjera tjera përcjellëse sipas faktuarve përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme tre mijë e treqind e tridhjetë e tre Euro (3333 euro).

Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM