Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 5 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 30 të tjerë janë në trajtim si raste pas Covid-19.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.