Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, përmirësimin e kushteve në punë dhe fuqizimin e mekanizmave të zbatimit të ligjit

Dhj 14, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kryesuar nga kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli.

Përgjatë takimit u diskutua lidhur me rifunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social, si dhe delegimin e përfaqësuesve në këtë këshill.

Më tutje, duke theksuar rëndësinë e fillimit të një dialogu të sinqertë social, Ministri Murati dhe Kryetari Hykolli u dakorduan që vazhdimi i diskutimeve për temat nga ky takim dhe çështjet e ndërlidhura të vijojë në takimin e ardhshëm të Këshillit Ekonomiko-Social.

Ministri Murati ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, përmirësimin e kushteve në punë, si dhe fuqizimin e mekanizmave të zbatimit të ligjit, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM