Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti priti në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski

Dhj 15, 2021

Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me bashkëpunëtorë.

Raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së  Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe avancimi i mëtejmë i  tyre dhe fqinjësisë së mirë, ishin tema qendrore e takimit.

Ekziston vullnet i qartë politik nga ana e Republikës së Kosovës për të rritur koordinimin ndërinstitucional dhe për të thelluar më tej raportet tona dypalëshe, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të koordinuar politikat në fushën e sigurisë, atë të mbrojtjes dhe politikën e jashtme në linjë me orientimin euroatlantik dhe në linjë me raportet e shkëlqyeshme tregtare.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi kryeministrin Kurti për reformat e filluara dhe progresin demokratik të Kosovës.

Ai u shpreh i brengosur për rritjen e tendencave autoritare në vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj zgjerimit. BE-ja do të duhej të shpërblente reformat demokratike, theksoi presidenti Pendarovski.

Kryeministri ngriti shqetësimin për militarizimin e Serbisë, që siç tha ai, paraqet kërcënim për rajonin dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.

U theksua se të dy vendet mbeten të përkushtuara në synimet e përbashkëta euroatlantike dhe në parandalimin e ndikimit të akterëve të jashtëm destabilizues për rajonin, në radhë të parë nga ndikimi malinj i Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor dhe gjetiu në kontinentin evropian dhe ndikimi ekonomik dhe tregtar i Republikës Popullore të Kinës, i cili ka për qëllim krijimin e varësisë financiare e përmes saj ndikimin në vendimmarrjen politike në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

U bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinim të dy shteteve me ShBA-në, BE-në dhe aleatët e tjerë për të pamundësuar një ndikim të tillë.

Raportet ndërshtetërore janë avancuar dukshëm, gjë që e dëshmon edhe mbledhja e dy qeverive, e mbajtur më 16 shtator në Shkup, ku u nënshkruan 11 marrëveshje të reja duke çuar në 50 numrin e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ngriti në takim çështjen e “Rastit Kumanova” me ç’rast e shprehu shqetesimin e familjeve dhe kërkoi informata për ecurinë e procesit që tani është në Gjykatën Supreme, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM