Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet protesta e organizuar nga OHTK dhe ShGK me moton “Boll Ma”

Dhj 15, 2021

Mbahet protesta e organizuar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) dhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) me moton BOLL MA’

Sot është mbajtur protesta e cila është organizuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës, e gjitha kjo për të ngritur zërin për të drejtat e bizneseve dhe të punëtorëve, ku morën pjesë një numër i madh i bizneseve, i estradës dhe i punëtorëve, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj masave të cilat tash e sa muaj nuk i kanë lejuar të punojnë.

Kryetari i Odës dhe Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, prof. dr. Hysen Sogojeva në fjalimin e tij tha se kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër edhe pse vazhdimisht kanë bërë thirrje për takime e biseda me krerë të institucioneve. Madje ai tha se 60% e stafit janë të vaksinuar me dy dozat, duke kërkuar zgjatjen e orarit të punës dhe mbajtjen e dasmave.

“Për t’i shmangur protestat ju kemi drejtuar Qeverisë disa herë por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot kërkojmë lirimin e masave të fundit. Përderisa pushtetarët po mbajnë darka duke zgjatur orarin e tyre neve nuk na lejohet të punojmë. Ku është e drejta këtu. 60% janë të vaksinuar me dy doza. Jemi të imunizuar”. theksoi kryetari Hysen V. Sogojeva.

Ndërsa drejtori i departamentit të Estradës z. Afrim Muçiqi, tha se nëse nuk lirohen masat deri të premtën do të marrin edhe familjet e tyre e do të dalim në protesta.

“Mos na detyroni të trefishohet ky numër e t’i marrim edhe familjet tona. Kërkojmë që deri ditën e premte të përfillen kërkesat tona. Ne jemi vetëm përfaqësues të bizneseve. Kërkojmë drejtësisht të shqyrtohen kërkesat tona dhe të lirohen të gjitha bizneset” theksoi ai gjatë fjalimit, thuhet në postimin në Facebook të OHT-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM