Build Skills with our trainings

Sign up now!

Lëshohet në punë njësia B1 dhe ngrohja qendrore për Prishtinën

Dhj 16, 2021

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot, në ora 06:40, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë.

Si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.

Në KEK aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës A (A3,A4 dhe A5) dhe njësia B1 në Kosovën B me kapacitet të prodhimit prej rreth 650 MW/h. energji elektrike.

Duke falënderuar punëtorët për angazhimin e vazhdueshëm si dhe palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK vazhdon me përpjekjet maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe termike në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike, thuhet në faqen zyrtare të KEK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM